Valon Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për marrëveshje Kosovë–Serbi”

Kreu i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka deklaruar se ideja e shkëmbimit apo ri përcaktimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë mund të rikthehet në tryezën e dialogut. Murati është shprehur se ky është opsioni i vetëm politik që, sipas tij, mund të sjellë një zgjidhje të qëndrueshme ndërmjet dy vendeve. “Ne konsiderojmë që ri përcaktimi i kufijve është zgjidhja e vetme politike që e zgjidh problemin Kosovë–Serbi,” u shpreh Murati.  Ai gjithashtu kritikoi qasjen e institucioneve të Kosovës ndaj dialogut, duke thënë se është bërë një vonesë e madhe në përfshirjen serioze në procesin e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. “Asnjë zgjidhje nuk është e lehtë. Ne jemi vonuar në bisedime shumë, duke mos i marrë seriozisht,” theksoi ai. Deklaratat e Muratit rikthejnë në vëmendje një temë të ndjeshme që ka shkaktuar debat të madh publik dhe politik në të kaluarën.

Kontrolloni gjithashtu

Apeli vulos aktakuzën për korrupsion ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt

Gjykata e Apelit ka konfirmuar aktakuzën për korrupsion ndaj kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidro-Ekonomike “Ibër-Lepenc”, …