Gazetari britanik Vaughan Smith rrëfen për sulmin në Prekaz: Kisha fat që nuk u vrava, liria e Kosovës erdhi pas ndërhyrjes

Gazetari britanik Vaughan Smith, i njohur për pamjet e rralla që dokumentuan sulmin ndaj familjes Jashari në Prekaz, ka ndarë një rrëfim personal dhe emocional për përvojën e tij gjatë luftës së fundit në Kosovë. Smith kujtoi momentin kur u përball drejtpërdrejt me rrezikun gjatë raportimit nga Prekazi: “E dija se po ndodhte një sulm nga forcat serbe në një fshat, në Prekaz… kur filluam të tërhiqemi, e kam dëgjuar një krismë të plotë të kallashnikovit mbi drejtimin tonë, dëgjova se diçka më goditi në bark, por nuk mendova shumë për të sepse s’ndjeva dhimbje. Arritëm të iknim te automjeti që kishim. Isha i kënaqur me incizimet që i kisha, sepse unë jam gazetar konkurrues,” tha ai. Smith foli edhe për vështirësitë që kishte për të transmetuar pamjet nga Kosova, duke theksuar rëndësinë e dokumentimit të masakrave.
“Ngjarje si në Prekaz nuk kam parë e vizituar deri tani. Kjo është dashur të bëhet me publicitet. Raporti nuk do të kishte emrin e Adem Jasharit, sikur atëherë bota të mos kuptonte për këtë ngjarje.  “Filmova kufomat dhe pashë që ishin afër 60 të vrarë. Më vonë doli se dy familjarë ishin ekzekutuar dhe u zbuluan gjëra të tmerrshme. Mendoj se isha me fat që të mos vritem nga plumbi, ndoshta edhe ju keni qenë me fat, sepse i tërë rrëfimi ishte i rëndësishëm. E gjithë kjo rezultoi me lirinë e Kosovës, e cila erdhi si pasojë e ndërhyrjes nga jashtë.

Kontrolloni gjithashtu

Simiq

Igor Simiq merret në pyetje nga Prokuroria Speciale për organizimin e barrikadave në veri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i kryesisë së Listës Serbe, Igor Simiq, ka …