AGK dënon fushatën linçuese ndaj Flutura Kusarit, bashkohet me reagimin ndërkombëtar

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj fushatës linçuese që përkrahësi i Vetëvendosjes, Mentor Llugaliu, ka ndërmarrë kundër juristes së medias, Flutura Kusari. AGK-ja i është bashkuar platformës ndërkombëtare “Media Freedom Rapid Response”, si dhe organizatave të tjera ndërkombëtare për mbrojtjen e lirisë së medias, duke dënuar publikisht këtë fushatë të papranueshme ndaj një zëri kritik dhe të angazhuar profesionalisht për të drejtat e gazetarëve dhe lirinë e shprehjes. Në reagimin e saj, AGK ka shprehur përkrahje të parezervë për zonjën Kusari në kërkesën e saj për drejtësi, duke i bërë thirrje Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dhe në veçanti kryeprokurorit Zenjullah Gashi, që të ndërmarrin hetime të plota, të pavarura dhe të paanshme për këtë rast shqetësues. AGK thekson se fushatat denigruese ndaj profesionistëve të medias përbëjnë kërcënim serioz për lirinë e fjalës dhe sigurinë e aktorëve publikë që mbrojnë interesin publik.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …