Turqia në përgatitje të teksteve shkollore për lëndën e gjuhës shqipe

Gjuha shqipe bëhet pjesë e komunikimeve zyrtare në shkollat publike të Nju Jorkut – një fitore historike për diasporën shqiptare

Në një vendim historik për komunitetin shqiptar në SHBA, gjuha shqipe është përfshirë zyrtarisht në listën e gjuhëve të komunikimit nga Departamenti i Arsimit të Qytetit të Nju Jorkut. Lajmi u konfirmua më 18 qershor 2025 nga Kancelarja e Arsimit në Nju Jork, Melissa Aviles-Ramos. Me këtë vendim, të gjitha dokumentet, njoftimet dhe informacionet zyrtare që u dërgohen prindërve nga shkollat publike do të jenë tashmë të disponueshme edhe në gjuhën shqipe. Deri më tani, vetëm 10 gjuhë përdoreshin për komunikime zyrtare, ndërsa me shtimin e tre të rejave – përfshirë shqipen – ky numër shkon në 13. Ky është një hap i madh drejt përfshirjes së plotë të familjeve shqiptare në jetën shkollore të fëmijëve të tyre, duke i lehtësuar ata nga barrierat gjuhësore dhe duke rritur pjesëmarrjen në procesin arsimor. Vendimi ndihmon gjithashtu në forcimin e identitetit kulturor dhe krenarisë kombëtare mes fëmijëve shqiptarë. Kjo arritje vjen paralelisht me një tjetër moment historik: hapjen e klasës së parë dygjuhëshe shqip–anglisht në një shkollë publike të Nju Jorkut, një model që ndihmon në ruajtjen e gjuhës amtare dhe zhvillimin akademik në të dyja gjuhët. Për këtë sukses merita të veçanta i takojnë Këshillit Koordinues të Diasporës, veçanërisht Mark Gjonajt, Drita Gjongecaj dhe Emina Cunmulaj, të cilët përmes lobimit dhe bashkëpunimit të ngushtë me institucionet arsimore kanë bërë të mundur që zëri i komunitetit shqiptar të dëgjohet dhe pranohet në mënyrë institucionale. Ky vendim i rëndësishëm nuk është thjesht simbolik – ai është një strategji për të ardhmen, që forcon gjuhën, kulturën dhe identitetin shqiptar në një nga qytetet më të mëdha dhe më të rëndësishme në botë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot bëhen 19 vjet nga çlirimi i Kosovës dhe hyrja e forcave paqeruajtese të NATO-s

Me 20 Qershor 1999, NATO konfirmon Çlirimin e plotë të Kosovës nga forcat serbe

Më 20 qershor të vitit 1999, komandanti i përgjithshëm i NATO-s, gjenerali Vesli Klark, e …