Ramush Haradinaj: Kosova po ndëshkohet nga ngërçi – Opozita të përballet me mashtruesin politik

Pas dështimit të 36-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar me tone të ashpra ndaj situatës politike, duke e cilësuar atë si të rëndë dhe dëmtuese për vendin. Duke folur për media pas përfundimit të seancës, Haradinaj tha se Kosova po ndëshkohet për shkak të krizës institucionale dhe ngërçit të zgjatur. Ai theksoi nevojën që opozita të jetë më aktive dhe të ballafaqohet hapur me Vetëvendosjen dhe liderin e saj, Albin Kurti. “Dhjetëra herë me kandidu, nëse nuk e merr votën, jam i bindur që Gjykata do të reflektojë në këtë pjesë. Nuk vlen më procedura e votimit tjetër, sepse është votuar me votë të hapur disa herë dhe ka dështuar. Gjendja është e vështirë, Kosova po ndëshkohet”, deklaroi Haradinaj. Ai kritikoi qasjen e disa aktorëve politikë që, sipas tij, sillen sikur nuk po ndodh asgjë, duke theksuar se vendi nuk mund të vazhdojë në këtë gjendje të paqëndrueshme. “Opozita duhet me qenë më proaktive, me ballafaqu mashtruesin dhe ekipin e tij”, shtoi ai. Kreu i AAK-së gjithashtu shprehu bindjen se Gjykata Kushtetuese duhet të ndërhyjë dhe të marrë një qëndrim lidhur me vlefshmërinë e votimeve të përsëritura për kryetarin e Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma sinjalizon gatishmëri: Limaj i hapur për takime me të gjithë liderët politikë

Nisma sinjalizon gatishmëri: Limaj i hapur për takime me të gjithë liderët politikë Deputetja e …