Lumir Abdixhiku: Sokol Haliti e meriton edhe katër vite të tjera në krye të Vitisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zyrtarizuar kandidaturën e Sokol Halitit për një mandat të katërt si kryetar i komunës së Vitisë. Gjatë një takimi me strukturat e degës së LDK-së në këtë komunë, Abdixhiku vlerësoi lart punën e Halitit, të cilin e përshkroi si një udhëheqës të qetë, të përkushtuar dhe të ndershëm që ka fituar respektin e qytetarëve jo përmes fjalëve të mëdha, por përmes veprës. Ai tha se Haliti ka arritur të realizojë projekte konkrete dhe të ndërtojë një administratë që shërben qytetarët me përkushtim e profesionalizëm. Sipas kreut të LDK-së, në tri mandatet e tij Haliti ka sjellë zhvillim të qëndrueshëm në Viti, duke ndërtuar infrastrukturë, përmirësuar arsimin e shëndetësinë, përkrahur bujqësinë dhe rininë, si dhe trajtuar me dinjitet të gjitha shtresat e shoqërisë. Abdixhiku tha se Sokol Haliti dhe LDK-ja do të vazhdojnë bashkë rrugën për zhvillimin e Vitisë, duke shprehur bindjen se qytetarët do t’i japin sërish mbështetjen e tyre në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …