Hykmete  Bajrami - Muratit: Keni dështuar në çdo sferë e kulmi i dështimit janë sanksionet ndaj Kosovës si shkak i eksperimenteve tuaja

Hykmete Bajrami: Jemi lodhur duke i lëshuar rrugën Kurtit, ai po qëndron në pushtet në mënyrë jokushtetuese

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për, siç tha ajo, shkelje të Kushtetutës dhe degradim të institucioneve. Bajrami theksoi se Lëvizja Vetëvendosje po funksionon me logjikën e mandateve të vitit 2021, ndërkohë që, sipas saj, Kurti po qëndron në pushtet në mënyrë jokushtetuese, duke u mbështetur në votat e një deputeti që ka edhe pozitë ekzekutive – gjë që, siç u shpreh ajo, bie ndesh me nenin 72 të Kushtetutës. “Jemi lodhur duke ia lëshuar rrugën Albin Kurtit, ndërsa ai po sillet si përdhosës i institucioneve,” tha Bajrami, duke shtuar se po të ishte LDK në pozitën e VV-së, institucionet do të ishin konstituuar me kohë. Ajo kritikoi gjithashtu qëndrimin kontradiktor të partisë në pushtet: “Paradite shajnë e ofendojnë, pasdite dërgojnë letra për bashkëpunim.”

Kontrolloni gjithashtu

KDI: Kuvendi është shndërruar në cirk, deputetët po paguhen për dy minuta punë

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës së vazhdueshme politike …