Bekim Haxhiu: Pesë vjet dështim i Qeverisë Kurti në shëndetësi – QKUK pa sigurim fizik, pacientët të rrezikuar

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe përfaqësues për shumë vite në komisionet parlamentare për shëndetësi, Bekim Haxhiu, ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti për degradimin e thellë të sektorit shëndetësor në vend. Haxhiu theksoi se premtimet për “transformim” dhe “qeverisje ndryshe” kanë mbetur thjesht slogane, ndërsa realiteti është i zymtë: lista të gjata pritjesh, mungesë barnash, keqmenaxhim dhe korrupsion sistematik. Ai veçoi si shembull mungesën e sigurimit fizik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, çka sipas tij rrezikon çdo ditë stafin dhe pacientët. Sipas Haxhiut, pesë vite pas ardhjes në pushtet të Qeverisë Kurti, nuk ka pasur asnjë reformë të vërtetë, por vetëm dështim dhe zhgënjim të thellë për qytetarët e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

“Shqiptarët për Amerikën” kërkojnë nisjen e Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA

Organizata “Shqiptarët për Amerikën” ka bërë thirrje për fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve …