Ambasadorja izraelite Tamar Ziv: Kosova, e para në Ballkan që mbështeti goditjen ndaj Iranit

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka vlerësuar lart qëndrimin e Kosovës pas goditjes së objekteve bërthamore në Iran nga SHBA dhe Izraeli. Ziv tha se Kosova ishte vendi i parë në Ballkan që reagoi menjëherë dhe mbështeti hapur veprimet amerikane dhe perëndimore. Ajo veçoi reagimin e kryeministrit Albin Kurti, duke e cilësuar atë si një qëndrim të qartë në mbështetje të sigurisë ndërkombëtare. “Duke mbështetur SHBA-në dhe Evropën, Kurti mbështeti edhe Izraelin dhe përpjekjet për të neutralizuar kërcënimin bërthamor të Iranit”, u shpreh ambasadorja. Ziv theksoi se Kosova është rreshtuar me vendet demokratike që mbrojnë paqen dhe kundërshtojnë regjimet që përkrahin terrorizmin në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …