Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë thirrje për përgjegjësi politike nga partitë parlamentare, duke kërkuar që ato të largohen nga, siç i quajti ai, “lojërat me fjalë” dhe të fokusohen në zgjidhjen e krizës institucionale. “Partitë duhet të ikin nga lojërat me fjalë dhe të përmbushin atë që e presin qytetarët dhe shteti. Jemi tepër vonë, të ulemi dhe të dalë një marrëveshje politike”, deklaroi Limaj. Kjo deklaratë vjen në kohën kur vendi ndodhet në ngërç të thellë politik pas dështimit të 37-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
