Turqia e vlerëson vendimin e gjykatës së BE-së si një sulm ndaj të drejtave të grave myslimane

Erdogan: KFOR-i turk në Kosovë është për paqe – Shpresoj të mos ketë probleme në veri

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka folur për situatën në veri të Kosovës dhe rolin e trupave turke në kuadër të KFOR-it. Gjatë një konference për media pas Samitit të NATO-s në Hagë, Erdogani tha se prezenca e KFOR-it turk në Ballkanin Perëndimor ka për qëllim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. “Siç e dini, KFOR-i turk është në rajon. Pse është në rajon? Për paqe, për qetësi, dhe përderisa ne jemi atje, dhashtë Zoti të mos kemi probleme,” u shpreh presidenti turk, kur u pyet nga një gazetar i Kosovës lidhur me tensionet në veri të vendit. Erdogani mori pjesë në Samitin e NATO-s që po mbahet në Hagë, ku liderët e aleancës diskutuan çështje të sigurisë globale, përfshirë edhe situatën në rajonin e Ballkanit.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …