Presidenti Begaj në Konferencën e OKB-së: Shqipëria e përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit evropian

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara, që po mbahet në Sevilja të Spanjës, ku u bashkua me liderë botërorë për të diskutuar sfidat dhe mundësitë drejt zhvillimit të qëndrueshëm global. Në fjalën e tij, Begaj theksoi angazhimin e Shqipërisë për fuqizimin e të rinjve, zhvillimin e aftësive profesionale dhe përmirësimin e shërbimeve publike, duke i konsideruar këto si shtylla thelbësore të mirëqenies dhe drejtësisë sociale. “Financimi për zhvillim të qëndrueshëm duhet të ketë në qendër mirëqenien e njerëzve. Politikat ekonomike dhe drejtësia sociale janë të pandara”, u shpreh ai, duke përmendur përpjekjet për zgjerimin e mbrojtjes sociale dhe investimet strategjike në arsim, shëndetësi, energji të rinovueshme dhe infrastrukturë digjitale. Begaj vuri në dukje se Shqipëria, si vend me orientim të qartë reformues, ka shënuar progres në forcimin e qeverisjes demokratike dhe llogaridhënies, ndërsa po zbaton reforma fiskale për të rritur transparencën dhe eficiencën në përdorimin e fondeve publike.  “Shqipëria i bashkohet thirrjeve për një arkitekturë financiare globale më gjithëpërfshirëse, më përfaqësuese dhe më të aftë për të përballuar krizat e ndërlidhura të kohës sonë”, përfundoi presidenti Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

Republikanët në SHBA e nominojnë kryetarin aktual, Donald Trump për një mandat të dytë

SHBA përgatitet për ligjin që ndalon rishikimin e kufijve në Ballkan

Nëse “Akti për Demokracinë dhe Progresin e Ballkanit Perëndimor” miratohet nga Kongresi, Senati dhe nënshkruhet …