Aida Dërguti: Sjellja e Albin Kurtit ndaj Përparim Ramës ishte arrogante si zakonisht

Analistja politike, Aida Dërguti, ka komentuar përplasjen mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, që ndodhi sot gjatë përurimit të një çerdheje në Bardhosh. Dërguti vlerësoi se sjellja e Kurtit ishte arrogante dhe në përputhje me natyrën e tij politike. “Ndonëse gjatë këtyre katër viteve nuk është lavdëruar shumë nga qytetarët as performanca e kryetarit të Prishtinës për shumë çështje, mënyra e sjelljes së deputetit Kurti – sepse nuk ka mandat si kryeministër – është arrogante si zakonisht”, u shpreh ajo. Dërguti shtoi se Kurti veproi “brenda natyrës së tij” në këtë situatë dhe la të hapur mundësinë që përplasjet e tilla politike të thellohen më tej në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Hovenier paralajmëron Kosovën: Refuzimi i ofertës së Trumpit për gazin mund të zbehë interesin amerikan

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një pjesë …