Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar qeverinë aktuale të Kosovës, duke e konsideruar si të prishur

Ardian Gjini: Jemi në proces të çmontimit të shtetit, Kurti po shpërfill rendin kushtetues dhe ligjin

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka ngritur alarmin për gjendjen politike dhe institucionale në vend, duke deklaruar se Kosova po kalon një fazë të rrezikshme të çmontimit të shtetit. Gjini ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për shpërfillje të hapur të rendit kushtetues dhe mosbashkëpunim me organet e drejtësisë. “Duhet me qenë seriozisht të brengosur, jemi në një proces të çmontimit të shtetit. Këto çka po ndodhin po e çmontojnë Kosovën… Jemi në proces të rrënimit të rendit kushtetues dhe ligjor, është i sfiduar si kurrë më parë,” deklaroi Gjini, duke paralajmëruar pasoja serioze në të ardhmen. Ai kritikoi ashpër mosgatishmërinë e Kurtit për t’iu përgjigjur thirrjeve të Prokurorisë, duke e cilësuar këtë si një precedent të rrezikshëm që rrezikon të shndërrojë pushtetin në diktaturë. “Një kryeministër që nuk i përgjigjet ligjit, është shumë i ulët,” tha Gjini, duke shtuar se kjo qasje po nxit rrënimin   institucional dhe mungesën e përgjegjësisë kushtetuese. Sipas tij, edhe Gjykata Kushtetuese po shpërfillet nga institucionet qeveritare, gjë që rrezikon të minojë vetë themelet e shtetit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Dështoi për herë të 50-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Ngërçi politik vazhdon, rrezik për një aktgjykim të tretë nga Kushtetuesja

Edhe pas dy aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi i Kosovës vazhdon të mos konstituohet, për …