Adil Fetahu

Adil Fetahu: Gënjeshtra serbe për Jasenovcin, u dhjetëfishua numri i viktimave

Mediet serbe këto ditë me të madhe po u bien kambanave të zhurmës propagandistike, për kampet e pëqëndrimit Jasenovac e Stara Gradishka, të ish-shtetit kroat – NDH (Nezavisna drzava Hrvatske-Shteti i Pavarur Kroat), në të cilat pushteti “ustash” kroat, në bashkëpunim me pushtetin nacist gjerman i grumbullonin njerëzit, i dërgonin në punë të dhunshme, i torturonin , vritnin e digjnin në mënyrën më makabre. Janë të tmerrshme mënyrat se si i përshkruan  propaganda serbe trajtimin e njerëzve, në mesin e të cilëve kishte edhe shumë fëmijë. Sistemi i kampit Jasenovac është themelua, siç thonë mediat serbe, më 21 gusht 1941. Me rastin e 75-vjetorit të themelimit të atij kampi, Qeveria e Serbisë dhe ajo e kreaturës gjenocidale serbe, e quajtur “Republika srpska”, kanë organizuar manifestim të madh, me një mori ceremonishë, në përkujtim të viktimave të Jasenovcit. Për ceremoninë e përkujtimit, qysh pardje (19 gusht), është “transferuar” prej Beogradi në Banjallukë e gjithë Qeveria e Serbisë, me në krye Aleksandar Vuçiqin, shumë deputet të Kuvendit, shumë popa të Kishës Ortodokse Serbe, përfaqësues të partive, të institucioneve e organizatave të ndryshme të Serbisë. Me ketë “transferim masiv”, Serbia don t’i tregojë botës se e ashtuquajtura “Republika srpska” është pjesë e Serbisë. Në manifestimin kryesor i pari do të flasë kryeministri i Serbisë, A.Vuçiq, e pas tij Millorad Dodik.

Fshehja e të dhënave dhe fryerje e shifrave të viktimave

Propaganda serbe është mjeshtër për gënjeshtra e vajtim, për ta paraqitur popullin serb si viktimë, edhe kur vet shteti serb është aggressor, sikur po ndodhë edhe me luftërat e zhvilluara në dekadën e fundit të shekullit të kaluar. Por, për viktimat e kampeve të Jasenovcit e Stara Gradishkës, gjatë gjithë kohës i kishte fryrë shifrat deri dhjetëfish e më tepër, gjithnjë duke thënë se në ato kampe janë zhdukur 750 a 800 mijë njerëz, prej të cilëve 700 mijë ishin serbë, e të tjerët ishin herbrejë, romë etj. Por, ato shifra kurrë nuk kanë mund t’i vërtetojnë me të dhëna e argumente të sakta. Edhe pardje (19 gusht), në përkujtimin e viktimave të Jasenovcit, kur mori pjesë kryeministri i Serbisë, A.Vuçiq, mikëpritësi i tij Dodik tha se në këto kampe janë zhdukur 700 mijë viktima, prej të cilëve mbi 500 mijë ishin serbë, e të tjerët ishin hebrejë, romë etj. Ndërkaq, Vuçiqi u tregua pak më i matur, duke thënë se numri i saktë i viktimave akoma nuk dihet, dhe se duhet të bëhet regjistrimi e të dihet e vërteta për ta.

Por, ata e dinë fare mirë, se Enti Federativ i Statistikës, Beograd, qysh në vitin 1964 ka kryer regjistrimin e plotë të gjithë personave të cilët kanë humbur jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore, si pjesëmarrës të luftës nacional-çlirimtare, apo si viktima të terrorit të okupatorit dhe të bashkëpunëtorëve të tyre, gjë që nënkupton edhe viktimat e kampeve të Jasenovcit. Mirëpo, me qenë se nga ai regjistrim, shifrat e viktimave të kampeve të Jasenovcit e Stara Gradishkës kishin dalur shifra “dëshpruese”, shumëfish më të vogla se ato që propaganda serbe i kishte trumpetuar dhe paraqitur opinionit  brënda dhe jashtë vendit, të dhënat nga ai regjistrim janë ruajtur si fshehtësia më e madhe deri vonë. Kjo “supërfshehtësi” serbe rrodhi (1992), me rastin e përpilimit të regjistrit të plotë me emra e të dhëna tjera për viktimat në kampet e Jasenovcit e Stara Gradishkës. Ai regjistër është shtypur  në një numër të caktuar kopjesh, vetëm për disa persona nga kreu politik dhe shtetëror i Serbisë, e që nuk ka dalë në opinion.  Por , Instituti Boshnjak i Sarajevës ka arritur të sigurojë një kopje të atij regjistri, dhe e ka publikua në një libër të vetën. Nga regjistrimi i Komisionit Shtetëror (1964), Instituti Boshnjak ka konstatuar se regjistri ka shumë të meta në të dhëna; se te shumë emra nuk figuron identifikimi i përkatësisë nacionale të viktimave, ka përsëritje të emrave të njëjtë të viktimave. Por studjuesit e Institutit kanë vërejtur se në regjistër ka pasur manipulime; ilustrohet shembulli kur pranë emrave të viktimave myslimanë (boshnjakë), por edhe pranë emrave kroatë, identiteti nacional është shënuar si serbë, apo nuk është shënuar fare. Raste të tilla të shumta ka edhe te emrat e viktimave hebreje e rome.

Duke dhënë një pasyrë përmbledhëse të përpunuar të regjistrit të viktimave të kampeve: Jasenovac dhe Stara Gradishka, Instituti Boshnjak i Sarajevës, në publikimin e vet ka dhënë këto shifra:

Në kampin e Jasenovcit ishin 26170 viktima serbe, 8121 jevreje, 5900 kroatë, 789 myslimanë, 1471 romë, 174 sllovenë, 35 malazezë, 7 maqedonë, 59 hungarezë, 6792 të paidentifikuar në baza nacionale, 84 të tjerë (gjithsejt: 49602 viktima).

Në kampin Stara Gradishka: 7774 serbë, 923 jevrejë, 646 kroatë, 160 myslimanë, 20 sllovenë, 3 malazezë, 1 hungarez, 58 të paidentifikuar në baza nacionale, 1 të tjerë (gjithsejt: 9586 viktima).

Të mbledhura shifrat nga të dy kampet (Jasenovac dhe Stara Gradishka), japin këto numra të viktimave: 33944 serbë, 9044 Jevrejë, 6546 kroatë, 949 myslimanë, 1471 romë, 194 sllovenë, 38 malazezë, 7 maqedonë, 60 hungarezë, 6850 të paidentifikuar në baza nacional, 85 të tjerë (gjithsejtë, në të dy kampet: 59.188 viktima). Lexuesi i këtyre shifrave mund të çuditet, pëse kishte kaq shumë viktima të nacionalitetit kroat në ato kampe. Shpjegimi është i thjeshtë dhe i logjikshëm: pushteti i NDH-së ishte i lidhur ngushtë me nacizmin gjerman, dhe i ndiqnin komunistat, partizanët dhe kundërshtarët e nacizmit edhe nga radhët e kroatëve.

Shifrat janë punë e statistikës, dhe për statistikën thuhet se është: “mbledhje e saktë, e të dhonave jo të sakta”. Po sikur të ishte edhe vetëm një viktimë e pafajshme, është e dhemshme, e lere më gjithë ato, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre nacionale. Mirëpo, shumëfishimi i numrit të viktimave, për qëllime propagandistike, e posaçërisht fshehja nga opinion vendor dhe ai ndërkombëtar i të dhënave reale nga regjistrimi që ka bërë Komisioni Shtetëror në vitin 1964, është akt i ulët, joshkencor dhe anticivilizues. Vetëm njerëzit e pashpirtë e pa moral mund të manipulojnë  e të falsifikojnë  dhënat për viktimat e pafajshme, të cilitdo nacionalitet qofshin, e prej të dhënave të rrejshme të krijojnë mite për viktimizimin e popullit të vet. Krejt kjo është bërë me qëllim që të krijojë paragjykim, urrejtje dhe hakmarrje ndaj shtetit dhe ndaj popullit të caktuar, në rastin konkret – ndaj shtetit dhe popullit kroat, por edhe atij gjerman.

Duke marrë parasysh politikën aktuale të Serbisë dhe të asaj kreaturës gjenocidale të serbëve të Bosnjës,  mbledhja komemorative që do mbahet sot (21 gusht), në shënjë të 75-vjetorit të formimit të Kampeve të Jasenovcit e Stara Gradishkës, në të cilën do të marrin pjesë e gjithë “bullumenta” e shtetit dhe e shoqërisë së Serbisë, do të shërbejë e qojë mesazhe urrejtje e hakmarrje, e jo mesazhe të pajtimit midis popujve prej të cilëve ishin viktimat, pa marrë parasysh kush i ka shkaktuar ato në rrethana të caktuara historike.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …