Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala do të dalë para Gjykatës Speciale të hënën, më 21 qershor

Apeli ia ul dënimin Pjetër Shalës për 5 vjet, shpallet i pafajshëm për një nga akuzat

Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ia ka zbritur për 5 vjet dënimin ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala. Shala ishte dënuar me 18 vjet burgim nga Gjykata Themelore për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme, krime që pretendohet të jenë kryer në vitin 1999 në Fabrikën e Metalit në Kukës. Apeli konstatoi shkelje në aktgjykimin fillestar dhe e uli dënimin në 13 vjet. Gjykata e Apelit rrëzoi shumicën e pikave të ankesës së Shalës, por e shpalli atë të pafajshëm për akuzën e trajtimit çnjerëzor. Shala është urdhëruar gjithashtu të paguajë 208 mijë euro për tetë viktima në këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Ismet Kryeziu kritikon Qeverinë Kurti për nepotizëm dhe shpërndarje të privilegjeve

Ismet Kryeziu: Moskonstituimi i Kuvendit bllokon 882 milionë euro nga BE-ja

Ismet Kryeziu nga Instituti i Kosovës për Demokraci ka deklaruar se mosfunksionimi i Kuvendit tash …