leoni

Edita Tahiri

Edita Tahiri: Presidentja dha 100 versione për kërcënimet, diletantizëm i paparë

 Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj deklarimeve të presidentes Vjosa Osmani lidhur me kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës. Në një postim në “Facebook”, Tahiri ka kritikuar Osmanin për, siç thotë ajo, mungesë koherence dhe profesionalizëm në komunikim, duke e quajtur konferencën e presidentes një pasqyrë të diletantizmit të saj. “Një presidente, njëqind versione – tashmë s’po dihet a Trumpi, a Maqedonci, a KFOR-i apo brifingjet ishin burimi i saj për kërcënimet ndaj Kosovës. As nuk po dihet kush e ndali Serbinë. Ky diletantizëm i një presidenteje është i paparë,” ka shkruar Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Korrik 1998 Beteja për Mbrojtjen e  Rahavecit

Korrik 1998 ka filluar Beteja për Mbrojtjen e  Rahavecit. Atë ditë komandanti, Agim Çelaj, i …