Minxhozi

Minxhozi: Takimi i Nishit përpjekje e Serbisë dhe Shqipërisë për ta forcuar bashkëpunimin rajonal, pa Kosovën

Duke folur për forumin ekonomik, i paralajmëruar të mbahet gjatë tetorit, në Nish, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, ka thënë se nikoqir është kryeministri serb, Vuçiq dhe se asnjëherë nuk është diskutuar për një takim trepalësh, ku do të merrnin pjesë edhe kryeministri apo kryetari i Kosovës. Minxhozi ka theksuar se takimi i Nishit duhet të kuptohet si përpjekje e rajonit për ta forcuar bashkëpunimin rajonal. Por vetë kryeministri serb kishte përmendur në takim me nën-presidentin amerikan Joe Biden se do të ftojë edhe përfaqësues nga Prishtina, por të nivelit më të ulët. Në Qeverinë e Kosovës nuk ka arritur ende ndonjë ftesë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti përballë afatit për Qeverinë e re: Nëse nuk ka Kurti 3, Kosova shkon në zgjedhje

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbetur përballë një afati …