Ulja e shtesave për pensionistë e familjet në asistencë sociale është kritikuar nga deputeti i PDK-së Elmi Reçica

Përplasje në Kuvend – Reçica ndaj Deharit: “Po më dhimbsesh”

Seanca e sotme konstituive e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me tensione dhe përplasje verbale. Deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, nuk iu lejua ta përfundonte fjalimin e tij, pasi kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ia ndërpreu fjalën dhe e kërkoi që të lëshonte foltoren. “Lëshoje foltoren”, i tha Dehari, ndërsa Reçica reagoi duke thënë: “Po më dhimbsesh, po ta them si mik”, pasi Dehari ia ndali mikrofonin. Përplasja është një tjetër shenjë e tensioneve që po e shoqërojnë procesin e pazgjidhur të konstituimit të Kuvendit, i cili tashmë ka hyrë në ditët e fundit të afatit kushtetues.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …