Naim Qelaj: Është e papranueshme mospërfshirjen e katër komunave veriore në kalkulimet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë

Naim Qelaj: Moszbatimi i vendimeve gjyqësore është vepër penale dhe cenon demokracinë

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, në një intervistë për emisionin “Tempus”, ka theksuar se moszbatimi i vendimeve të gjykatave, përfshirë edhe ato të Gjykatës Supreme, përbën veprim arbitrar dhe përkon me shkelje të rëndë të sundimit të ligjit në një shtet demokratik. Qelaj deklaroi se institucioni që ai drejton nuk komenton përmbajtjen meritore të vendimeve gjyqësore për shkak të respektimit të ndarjes së pushteteve, por nënvizoi se zbatimi i tyre është i detyrueshëm dhe çdo neglizhencë në këtë drejtim është inkriminuese. “. Ekzekutimi është detyrim,” u shpreh Qelaj. Duke komentuar tre vendimet e fundit të Gjykatës Supreme — për rregulloret e Komisionit të Pavarur të Mediave, Autoritetit të Aviacionit Civil dhe Udhëzimin Administrativ për pajisjet fiskale — Qelaj vlerësoi guximin e gjyqësorit për të marrë vendime me ndikim, përkundër kritikave dhe presioneve politike.  “Në demokraci duhet mësuar me qëndrime të ndryshme, por vendimet duhet zbatuar. Moszbatimi i tyre është shkelje që nuk përputhet me vlerat demokratike,” theksoi ai.  “Mosrespektimi i ndarjes së pushteteve dhe shmangia nga vendimet gjyqësore janë goditje për demokracinë. Demokracia cenohet kur kontestohet zbatimi i vendimeve të gjykatës,” përfundoi Avokati i Popullit.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Përjashtimi i 1.300 kompanive nga tregu i rregulluar i energjisë është i dhunshëm

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si po zbatohet liberalizimi …