Nisma kundër zgjidhjeve gjysmake, kërkojmë shumicë që formon Kuvendin dhe Qeverinë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se partia e tij nuk do të jetë pjesë e zgjidhjeve gjysmake që nuk sigurojnë krijimin e plotë të institucioneve të reja. Pas ndërprerjes së seancës së radhës për konstituimin e Kuvendit, Limaj theksoi se Nisma mbështet vetëm një shumicë stabile që garanton si konstituimin e Kuvendit, ashtu edhe formimin e Qeverisë së re. “Qëndrimi i Nismës është se ne nuk besojmë në zgjidhje parciale. Ne duam një shumicë qeverisëse, e cila e konstituon Kuvendin dhe e krijon Qeverinë. Nisma nuk do të kontribuoj në zgjidhje gjysmake që pastaj do të shkaktojnë zgjedhje”, tha Limaj. Ai shtoi se pa një shumicë të qartë dhe funksionale, vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, skenar që Nisma dëshiron ta shmangë. “Nëse shikojmë vetëm te çështja e konstituimit të Kuvendit, pa pasur një shumicë, mund të shkaktohen zgjedhjet e parakohshme. Ne nuk mund t’i ndalim ato. Por Nisma nuk do të kontribuojë në zgjidhje të tilla që nuk krijojnë institucione funksionale”, u shpreh Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir matoshi

Fatmir Matoshi: Në dy ditët e ardhshme pritet takim me Vetëvendosjen për konstituimin e Kuvendit

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fatmir Matoshi, ka deklaruar se në dy ditët e …