Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: Kurti s’ka interes ta themelojë asnjë institucion – kriza politike po thellohet

Analisti politik Dardan Sejdiu dha një qëndrim kritik ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe liderit të saj, Albin Kurti. Ai u shpreh i bindur se Kurti nuk është i interesuar për formimin e institucioneve pas fitores në zgjedhjet e 9 shkurtit. “Jam thellësisht i bindur që Albin Kurti nuk ka asnjë interes për ta themeluar ndonjë institucion në këtë Republikë”, deklaroi Sejdiu, duke akuzuar Vetëvendosjen për përgjegjësi në vazhdimin e bllokadës institucionale. Ndërkohë, dërgimi i kërkesës së re në Gjykatën Kushtetuese nga Presidentja Osmani synon të sqarojë më tej interpretimin e aktgjykimit të fundit, i cili vendos afatin 30-ditor për konstituimin e institucioneve, por nuk përcakton qartë pasojat në rast të mosrespektimit të këtij afati. Kriza politike në Kosovë po thellohet për shkak të mungesës së konsensusit institucional, me përplasje të ashpra mes subjekteve politike dhe pamundësisë për formim të qeverisë dhe zgjedhje të kryesisë së Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Jashari

Veteranët e UÇK-së të gatshëm për riverifikim, në pritje të komisionit qeveritar

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së janë shprehur të gatshme për riverifikimin e listës …