Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Musliu kundër VV-së: Kuvendi nuk është seli partie – bandat politike janë në mes të sallës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në Kuvend dhe deklaratave të deputetit Nezir Kraki, i cili pas dështimit të seancës së radhës tha se “bandave politike po iu vjen fundi”. Musliu tha se i jap pjesërisht të drejtë z. Kraki. Bandat politike janë në mes të Kuvendit dhe po iu vjen fundi, sepse bëjnë pjesë në VV, GUXO dhe Alternativa”, deklaroi ajo.  “Duhet ta kenë të qartë një herë e përgjithmonë edhe Avni Dehari, Albin Kurti dhe Dejona Mihali që Kuvendi nuk është seli e VV-së. Është shtëpi e popullit, është shtëpi e demokracisë”, theksoi ajo, duke shtuar se 68% e qytetarëve të Kosovës që nuk kanë votuar për LVV-në, nuk ndihen të përfaqësuar nga kjo parti. Musliu kritikoi gjithashtu bllokimin e vazhdueshëm të punës së Kuvendit, duke e quajtur situatën “të papranueshme dhe të pa tolerueshme”.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani mbështet nismën e IKD-së për mbrojtjen e parasë publike gjatë fushatave zgjedhore

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka dalë në mbështetje nismës …