Avni Arifi: Shteti drejt kolapsit për shkak të keqinterpretimit të vendimit të Kushtetueses

Opinionisti Avni Arifi ka ngritur alarmin për një krizë të thellë institucionale në vend, duke deklaruar se shteti është në rrezik kolapsi si pasojë e keqinterpretimit të vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Arifi theksoi se vendimi i Gjykatës nuk është thjesht një afat teknik prej 30 ditësh, por përmban kërkesën themelore për një konsensus politik në procesin e konstituimit të institucioneve. “Presidentja faktikisht paska thënë se shteti është duke shku drejt kolapsit”, deklaroi Arifi, duke iu referuar deklaratave të fundit të Vjosa Osmanit për krizën politike. Është krijuar përshtypja se Gjykata Kushtetuese ka thënë veç: i keni 30 ditë; edhe qekaq. Jo-jo. Lexojeni mirë vendimin. Ajo ka thënë se duhet me konsensus dhe me pasë kandidat konsensual”, tha Arifi. Ai kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke i akuzuar për përpjekje për të çuar vendin drejt bllokadës institucionale. “Vetëvendosje po thotë që duhet me pasë konsensus që me zgjedhë ‘Albulena Haxhiu. Albini është i interesuar me kolapsu shtetin”, u shpreh ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, kritikoi Qeverinë-Kurti për mungesë të reformave në politika fiskale

Rafuna: Tregu i lirë i energjisë po dëmton prodhimin vendor – kërkohet pezullimi urgjent

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në një konferencë për media, shprehu shqetësimin …