leoni

Blerim Isufaj

Blerim Isufaj: Kërkuam që Kurtin ta sillnin me forcë për të dëshmuar, Gjykata nuk lëshoi urdhëresën

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka bërë të ditur se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është ftuar dy herë për të dëshmuar lidhur me hetimet për rezervat shtetërore, por nuk i është përgjigjur thirrjeve. Në një intervistë për emisionin “KallxoPërnime”, Isufaj tha se pas mosparaqitjes së Kurtit, Prokuroria i ishte drejtuar Gjykatës me kërkesën që ai të sillet me forcë, por kjo kërkesë nuk u miratua. “Nuk ka ardhur. Ne i kemi dërguar dy ftesa, siç e kërkon Kodi i Procedurës, por ai nuk është përgjigjur. Pastaj iu drejtuam Gjykatës që të lëshojë urdhëresë për sjellje me forcë, por një urdhëresë e tillë kurrë nuk është lëshuar,” tha Isufaj. Kryeprokurori foli edhe për rastin e tërheqjes së urdhër-arrestit ndaj Milan Radojiçiqit në vitin 2021, duke theksuar se Prokuroria Speciale vazhdon ta hetojë atë për katër raste të ndryshme: vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ngjarjet në Banjskë, barrikadat dhe krime lufte. Ai bëri të ditur se vendimi për tërheqjen e urdhër-arrestit ishte marrë me qëllimin e sigurimit të informacionit të rëndësishëm për hetimin e vrasjes së Ivanoviqit, por Radojiçiqi nuk u paraqit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, kritikoi Qeverinë-Kurti për mungesë të reformave në politika fiskale

Rafuna: Tregu i lirë i energjisë po dëmton prodhimin vendor – kërkohet pezullimi urgjent

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në një konferencë për media, shprehu shqetësimin …