Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pret nesër në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, Jason Baker

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, do të presë sot në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Jason Baker. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi për media.

Takimi do të zhvillohet në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, duke nisur nga ora 16:00, dhe do të paraprihet nga një ceremoni zyrtare pritjeje.

Ministria e Mbrojtjes fton përfaqësuesit e mediave që të përcjellin këtë ngjarje, e cila paraqet një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …