Edi Rama kërkon rezolutë nga Kuvendi i Kosovës për të denoncuar shkeljet ndaj çlirimtarëve në Hagë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar publikisht që Kuvendi i Kosovës të miratojë një rezolutë të përbashkët dhe pa dallime politike, e cila të dënojë haptazi shkeljet e procesit të rregullt ligjor ndaj Hashim Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij në Tribunalin e Hagës. Rama theksoi se një akt i tillë do të pasohej nga Kuvendi i Shqipërisë dhe do të shërbente si zë i përbashkët i shqiptarëve në forumet ndërkombëtare. “Po, liria ka emër. Dhe ajo nuk është fajtore,” Një rezolutë që do të denonconte haptazi shkeljet flagrante të normave themelore të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës, ku të drejtat e Hashim Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij – të izoluar prej vitesh nga bota – janë shkelur si të mos kishin fare rëndësi? Sepse asnjë demokraci s’mund të tolerojë shkeljen – e aq më pak asgjësimin – e procesit të rregullt ligjor, aq më tepër kur kjo ndodh me paratë e taksapaguesve të saj. përfundon deklarata e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku: Vetëvendosje ka qenë gjithmonë kundër UÇK-së dhe Rexhep Selimit

Kandidati i PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për qëndrim …