Gjykata speciale në Hagë, ka refuzuar kërkesën për lirim të përkohshëm të tre ish-krerëve të UÇK-së: Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Në njoftimin për media, Gjykata bëri të ditur se ka lënë në fuqi vendimin e mëhershëm të shkallës së parë, që më 13 maj kishte hedhur poshtë kërkesën për lirimin e tyre nga paraburgimi. Ndërkohë, ish-presidenti Hashim Thaçi nuk ishte ankuar fare për këtë çështje.
