Sot po ju drejtohem me zemër plot mirënjohje, me ndjenja të thella për gjithçka kemi kaluar së bashku gjatë këtyre tetë viteve dhe me nderin më të madh që kam pasur ndonjëherë, të jem në shërbimin tuaj.
Kur e nisëm këtë rrugë bashkë, shumë gjëra dukeshin larg.
Por sot, Deçani qëndron si shembulli më kuptimplotë, kampion në çdo fushë të jetës.
Ky ka qenë misioni im, çdo mëngjes i nisur me mendjen tek Deçani dhe çdo natë jam kthyer në shtëpi me mendjen tek ajo që s’kemi arritur ende.
Por këtë rrugëtim nuk e bëj vetëm.
Sot me krenari ju prezantoj edhe listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal, njerëz të përkushtuar, të ndershëm, punëtorë, prej lagjeve, fshatrave dhe qytetit tonë.
Ata janë zëri juaj, zgjatimi i besimit tuaj dhe së bashku përbëjmë një ekip që nuk premton fjalë të mëdha, por FLASIM ME PUNË.
Më 12 tetor, presim fjalën tuaj, nga dashuria për Deçanin, nga besimi te puna dhe dëshmia që kemi dhënë ndër vite.
Falënderues përjetësisht!
Bashkim Ramosaj