ZRRE-ja

ZRRE: Bizneset në tregun e hapur i plotësojnë kushtet për të zgjedhur vetë furnizuesin e energjisë

Zyra e Rregullatorit për Energji ka njoftuar se bizneset që janë futur në tregun e hapur të energjisë elektrike i plotësojnë të gjitha kriteret ligjore për të zgjedhur vetë furnizuesin e tyre. Në një komunikatë për media, ZRRE thekson se në tregun e hapur janë të licencuara 23 kompani për furnizim me energji, prej të cilave 7 janë aktualisht aktive dhe kanë lidhur kontrata me  konsumatorët. Sipas të dhënave zyrtare, nga gjithsej 9,963 pika matëse të ndërmarrjeve, 92% janë tashmë me kontrata komerciale, ndërsa rreth 8% vazhdojnë të jenë pa furnizues. ZRRE rikujton se që nga 1 qershori 2025, këto biznese kanë pasur mundësi të zgjedhin furnizuesin e tyre, ndërsa për ata që nuk kanë nënshkruar ende kontratë, KEK është caktuar si Furnizues i Mundësisë së Fundit për një periudhë 60-ditore. Rregullatori bën thirrje që të gjitha ndërmarrjet të lidhin kontrata sa më parë, pasi në mungesë të një marrëveshjeje me furnizues të licencuar, operatori është i detyruar të ndërpresë furnizimin me energji. ZRRE garanton se do të vazhdojë të mbikëqyrë procesin e liberalizimit në përputhje me ligjin dhe standardet evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …