Më 22 gusht të vitit 1924 zgjidhen deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Fan Noli, Luigj Gurakuqi dhe Bajram Curri. Pas fitores së Revolucionit demokratik Borgjez të qershorit të vitit 1924, i pari revolucion i tillë në vendet e Ballkanit, në Kuvendin e Shqipërisë u rreshtuan atdhetarët e shquar nga të gjitha viset shqiptare. Për shkak të presioni të madh të Greqisë, Jugosllavisë dhe forcave të shumta mercenare, ku revolucion nuk arriti të përballojë krizat në të cilat ishte futur vendi, ndërsa në fillim të vitit 1925, forcat jugosllave në krye me mercenarët shqiptarë si Ceno beg Kryeziu, Ahmet Zogu e të tjerë, ndërhynë në Shqipëri dhe përmbysën me dhunë revolucionin demokratik të Nolit.- RKL_
