Mitrovica e Veriut: Shfaqen fletushka me thirrje për vendosjen e flamujve serbë

Në Mitrovicën e Veriut, këtë mëngjes janë shpërndarë fletushka me mesazhe nacionaliste, përmes të cilave qytetarët serbë thirren të vendosin flamujt e Serbisë në shtëpitë e tyre. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Metro edhe zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani, i cili tha se rasti është përcjellë te prokuroria, por nuk është hapur ndonjë procedurë. Njëra nga fletushkat e siguruara nga media, e shkruar në gjuhën serbe, përmban thirrje që flamuri i Serbisë të vendoset në ballkone, dritare e hapësira të dukshme, duke u cilësuar si “simbol i lirisë, unitetit dhe krenarisë”. Në tekst bëhet thirrje për rezistencë dhe mosdorëzim, me mesazhin “Serbia në zemër, flamuri në erë”. Ky zhvillim vjen vetëm një ditë pas aksionit të Qeverisë së Kosovës, e cila ka larguar grafitet dhe muralet me përmbajtje nacionaliste në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan.

Kontrolloni gjithashtu

“Shqiptarët për Amerikën” kërkojnë nisjen e Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA

Organizata “Shqiptarët për Amerikën” ka bërë thirrje për fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve …