PDK e LDK kundër Dimal Bashës: “Çmenduri antikushtetuese” shpallja e konstituimit të Kuvendit

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka shpallur të përfunduar konstituimin e Kuvendit të Kosovës, edhe pse ende nuk është zgjedhur nënkryetari nga komuniteti serb. Vendimi i tij ka nxitur reagime të ashpra nga opozita. Partia Demokratike e Kosovës e ka quajtur ftesën e Bashës për mbledhje të Kryesisë të pakuptimtë dhe në shërbim të agjendave partiake, duke theksuar se Kuvendi nuk mund të quhet i konstituar pa përbërje të plotë kushtetuese. Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar veprimin e Bashës si antikushtetues, duke thënë se nuk do të marrë pjesë në “çmenduri të tilla”. Analistët politikë thonë se një seancë konstituive nuk mund të përmbyllet pa zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve, ndërsa vendimet e njëanshme nuk mund të zëvendësojnë mungesën e konsensusit politik.

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Canaj: Mungon vullneti për qeveri të re – nuk përjashtohet kthimi i vendit në zgjedhje

Analisti politik Blerim Canaj ka deklaruar se, pavarësisht fitores së madhe të Lëvizjes Vetëvendosje në …