Nait Hasani: PDK-ja ra në kurth me votën për Dimal Bashën, gabimi më i rëndë politik

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, e ka quajtur “gabimin më të madh politik” vendimin e partisë së tij për të votuar pro zgjedhjes së Dimal Bashës si kryetar të Kuvendit. Ai tha se PDK-ja “ra në kurthin e vet” pas premtimit se do të mbështeste çdo kandidat që s’ka qenë pjesë e qeverisë. Sipas tij, VV-ja propozoi një kandidat “paragjykues e përçarës”, ndërsa vetë deputetët e saj nisën të qeshnin gjatë leximit të biografisë së Bashës. Hasani shtoi se nuk e kishte votuar as Albulena Haxhiun, duke e quajtur atë “përçarëse dhe grindavece”, pavarësisht insistimit të Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Rufki Suma

Rufki Suma: Fitër Bajrami na udhëheq drejt humanizmit dhe solidaritetit

Deputeti i Kuvendit te Kosoves, Rufki Suma ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e …