Vuçiq

Vuçiç e kryeministri serb jashtë listës së ftuarve në Forumin e Bledit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se zgjodhi të merrte pjesë në paradën ushtarake në Pekin, në vend të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni. Ai e justifikoi vendimin duke thënë se në Bled ishin të pranishëm “njerëzit e bllokadës”. Megjithatë, Ministria e Jashtme sllovene konfirmoi për televizionin N1 se Vuçiç dhe kryeministri i Serbisë nuk kishin marrë ftesë për këtë edicion të forumit. Burime jozyrtare sugjerojnë se vetë Vuçiç kishte kërkuar të ftohej, por kërkesa nuk u pranua. Më 21 gusht, presidenti serb i kishte dërguar një letër presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke kërkuar mbështetje. Pak ditë më vonë, ai udhëtoi drejt Kinës, ku mori pjesë në ceremonitë zyrtare.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj nga Peja: Kosova ka nevojë për Ardian Gjinin, votojeni numrin 128

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga qytetarët e Pejës që në zgjedhjet e …