Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, thotë se ministri, Xhelal Sveçla, ka qenë dezertor i luftës, ndërsa Albin Kurti nuk është veteran

Hisen Berisha: Kosova të mobilizohet për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Një ndër komandantët e Betejës së Koshares dhe ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka deklaruar se i tërë mekanizmi shtetëror i Kosovës duhet të angazhohet për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë. Ai tha se cilësimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si ndërmarrje kriminale është një dëm i madh për kauzën e lirisë dhe dinjitetin e shtetit. Berisha theksoi se qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë rrezik dhe të mbrojnë identitetin kombëtar. Ai gjithashtu kritikoi kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, për një punim akademik ku UÇK-ja lidhej me trafikimin e drogës. Procesi gjyqësor ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit pritet të hyjë në fazën e dëgjimit të dëshmitarëve të mbrojtjes më 15 shtator.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …