Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Procesi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë ka karakter politik

Profesori dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka karakter politik dhe ngjan me gjykimet e Tribunalit Penal Ndërkombëtar. Hasani kritikoi mungesën e transparencës në procedura dhe refuzimin e mbrojtjes në liri për të akuzuarit, pavarësisht se provat ishin administruar. Ai theksoi se një pjesë e provave të përdorura janë të përpunuara nga Serbia dhe nuk kanë besueshmëri, pasi vlefshmëria e tyre lidhet ngushtë me integritetin e dëshmitarëve. Hasani shtoi se gjyqtarët e Speciales kanë pasur kushte ideale për të punuar dhe mbrojtur dëshmitarët, por mënyra si po trajtohen provat e sjella nga Serbia e vë në pikëpyetje drejtësinë e procesit. Megjithatë, ai u shpreh optimist se të akuzuarit do të arrijnë të fitojnë lirinë, duke theksuar se dëshmitë e mbrojtjes kanë peshë të fortë krahasuar me ato të prokurorisë.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …