leoni

Protestë gjithëkombëtare në Hagë: Mijëra shqiptarë pritet të marshojnë kundër proceseve ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Të dielën, më 14 shtator 2025, para objektit të Gjykatës Speciale në Hagë, do të mbahet një protestë gjithëkombëtare, e konsideruar si një nga tubimet më të mëdha të shqiptarëve në diasporë kundër proceseve gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protesta është organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në bashkëpunim me diasporën shqiptare në Evropë, dhe do të nisë në orën 14:00. Autoritetet holandeze kanë dhënë leje zyrtare për zhvillimin e saj. Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, tha se mbi 5 mijë persona e kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Ai bëri të ditur se shumë qytetarë tashmë kanë mbërritur në Gjermani dhe Belgjikë, ndërsa nesër pritet të nisen pesë autobusë nga Kosova dhe dy nga Maqedonia e Veriut. “Organizimin nuk e kam paramenduar që do të shkonte kaq mirë. Tashmë kanë nisur të vijnë pjesëmarrësit dhe po akomodohen në hotele. Ju bëj thirrje gjithë mërgatës që të bashkohen, sepse kjo protestë është zëri i përbashkët për drejtësi”, deklaroi Gucati. Sipas organizatorëve, protesta synon të kundërshtojë proceset gjyqësore që ata i vlerësojnë si të njëanshme dhe padrejtësi të hapura ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke theksuar se çdo përpjekje për të kriminalizuar luftën çlirimtare është tentativë për të shtrembëruar historinë.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama propozon uljen e numrit të deputetëve në 101 dhe shpall zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, ka propozuar një ndryshim të …