Hysni Gucati viziton Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në Hagë, thekson qëndrueshmërinë e tyre

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka vizituar në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, të cilët po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale. Gucati ka bërë të ditur se, pavarësisht kushteve të vështira të paraburgimit, Thaçi dhe Veseli mbeten të fortë dhe me moral të lartë. Ai theksoi se mbajtja e tyre në paraburgim e konsideron si padrejtësi, por qëndrueshmëria e tyre është dëshmi e forcës dhe përkushtimit për të vërtetën. “Ata nuk kanë lejuar që kjo situatë të ndikojë në besimin dhe qëndrimet e tyre, duke treguar se edhe në kushte të vështira, fryma e drejtësisë dhe e sakrificës mbetet e pandryshuar,” shkroi Gucati. Kjo vizitë vjen në një moment kur procesi në gjykatës speciale në Hagë, vazhdon, duke tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe komunitetit ndërkombëtar mbi çështjet e drejtësisë dhe trajtimin e ish-udhëheqësve të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Bujar Osmani sfidon Mexhitin: Le të nënshkruajmë marrëveshje për dorëheqje nëse humbim

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Bujar Osmani, ka hedhur një sfidë të drejtpërdrejtë …