Ramush Haradinaj: Kosova po kalon ditët më të errëta në historinë e saj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj situatës aktuale politike në vend, duke e cilësuar si një nga periudhat më të errëta në historinë e Kosovës. Ai tha se prej kohësh ai dhe Aleanca kanë tërhequr vërejtjen për, siç i quajti, sjelljet e papërgjegjshme dhe destruktive të kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë së tij. “Ka një kohë të gjatë që unë dhe Aleanca kemi tërhequr vërejtjet tona për sjelljet e papërgjegjshme dhe destruktive të Kurtit dhe qeverisë së tij. Ndërsa sot gjendemi në një situatë që nuk ka mundur të paramendohet për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj. Ai u ka bërë thirrje të gjitha forcave politike dhe shoqërisë kosovare që urgjentisht të reflektojnë mbi gjendjen e krijuar.

Kontrolloni gjithashtu

Trump

Donald Trump, nënshkruan ligjin e mbrojtjes me fokus marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal …