Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Vlora Çitaku: Thaçi ndërtoi aleancë nga malet, Kurti i rrënoi nga zyra e Kryeministrit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar se ka shkatërruar urat e bashkëpunimit me aleatët kryesorë ndërkombëtarë të Kosovës – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n. Në një reagim publik, Çitaku ka bërë një krahasim mes ish-presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit aktual, duke thënë se i pari kishte arritur të krijonte miqësi e aleanca nga fronti i luftës, ndërsa i dyti po i rrënon nga pozita më e lartë ekzekutive në vend. “Hashim Thaçi nga malet e Pashtrikut krijoi aleancë me NATO-n e SHBA-në. E Albin Kurti nga zyra e kryeministrit, me tërë komoditetin që të ofron të jesh kryeministër i Kosovës së pavaruar, ka arritur me sukses të rrënojë çdo urë bashkëpunimi,” ka deklaruar Çitaku. Sipas saj, përderisa aleancat e ndërtuara gjatë luftës ishin jetike për mbijetesën dhe pavarësinë e Kosovës, sot ato po cënohen nga vendimmarrjet e pamatura dhe qëndrimet e qeverisë aktuale.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Pa SHBA-në nuk ka të ardhme për Kosovën, duhet bashkim kombëtar për ta rikthyer partneritetin strategjik

Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas pezullimit të dialogut strategjik me Kosovën nga …