Christopher Gosnell emërohet gjykatës i ri në Gjykatën Speciale në Hagë

Christopher Gosnell nga Kanadaja është emëruar gjykatës i ri në gjykatën speciale në Hagë, me seli në Hagë. Lajmi u bë i ditur nga vetë Dhomat e Specializuara, të cilat njoftuan se vendimi u mor nga gjeneralmajor Giovanni Pietro Barbano, shefi i EULEX-it dhe njëkohësisht Autoriteti Emërues. Sipas njoftimit zyrtar, “më 11 shtator 2025, gjeneralmajor Xhovani Pietro Barbano emëroi gjykatësin Kristofer Gosnel,  në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë, në përputhje me nenin 28(4) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Po atë ditë, gjykatësi Gosnell bëri betimin solemn”. Kryetarja e gjykatës speciale, gjykatësja Ekaterina Trendafilova, e uroi përzemërsisht gjykatësin e ri dhe theksoi se “pret me kënaqësi bashkëpunimin me të në gjykatë”. Emërimi i Gosnell vjen pas dorëheqjes së gjykatësit Kenneth Roberts, gjithashtu nga Kanadaja, duke garantuar vazhdimësinë e punës së trupit gjyqësor ndërkombëtar. Ky zhvillim ndodh në një moment të rëndësishëm, pasi proceset gjyqësore në Hagë kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë në fazat përfundimtare. Burime nga gjykata speciale në Hagë. kanë theksuar se deri në fund të dhjetorit 2025 pritet përmbyllja e gjykimit ndaj të akuzuarve kryesorë.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …