Fitim Selimi: HESHTJA E QEVERISË SË KOSOVËS ËSHTË VDEKJE POLITIKE, INSTITUCIONALE DHE MORALE E SAJ!

Heshtja e Qeverisë së Kosovës ndaj protestës së organizuar në Hagë është e papranueshme, e dëmshme dhe e pafalshme për një qeveri që pretendon të përfaqësojë interesin e qytetarëve dhe të vendit.
Protesta e qytetarëve nuk është një ngjarje e zakonshme – ajo është thirrja e ndërgjegjes kombëtare përballë padrejtësive që po u bëhen luftëtarëve të lirisë. Është zëri i atyre që sakrifikuan për pavarësinë e Kosovës, dhe sot kërkojnë drejtësi, dinjitet dhe mbrojtje nga shteti i tyre.
Në vend se të rreshtohet përkrah këtij zëri, qeveria ka zgjedhur të heshtë. Kjo heshtje nuk është rastësi, por shfaqje e qartë e dobësisë politike, braktisjes institucionale dhe shkatërrimit moral. Heshtja e qeverisë është mesazh se ajo nuk guxon, ose nuk dëshiron, të jetë në anën e së drejtës dhe të qytetarëve të vet.
Neutraliteti nuk është arsyetim. Heshtja nuk është përgjigje.
Kur një qeveri nuk flet në emër të popullit dhe të luftës së drejtë, ajo e tradhton misionin e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Ismet Sylejmani: MONOLLËT E POLLATËS – BRUMI I PARË I USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS

Pushkët e Heronjëve të Kombit Besim Latifi e Skender Munolli, por edhe të tjerë pjestarëve …