Rrustem Mustafa

Rrustem Mustafa: Dy lajme të mira – Drejtësi për UÇK-në

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Llapit,Rrustem Mustafa, ka komentuar zhvillimet e fundit në Gjykatën Speciale, duke e cilësuar si një hap të madh drejt drejtësisë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Sipas tij, dëshmia e diplomatit amerikan James Rubin ishte e hapur dhe me integritet, duke vërtetuar se gjykata po ndjek një rrugë të padrejtë kundër udhëheqësve të UÇK-së. Mustafa thekson se kjo paraqet një moment të rëndësishëm për demaskimin e procesit, i cili sipas tij ka pasur motive politike. Ai shton se gazetarët dhe analistët që dikur kritikonin UÇK-në dhe kontribuan në krijimin e gjykatës, tani po e pranojnë gabimin dhe po mbrojnë të vërtetën. “Po shërbejnë aty ku duhet, në mbrojtje të nderit dhe vlerave për liri,” shkruan Mustafa. Në përfundim, ai thekson se UÇK-ja mbetet nderi i kombit, duke ripërsëritur rëndësinë e kujtesës historike dhe të drejtësisë për luftëtarët e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Avokati i Thaçit akuzon Prokurorinë për fshehje provash

Avokati i Thaçit akuzon Prokurorinë për fshehje provash

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Misetiq, ka akuzuar Prokurorinë e Specializuar në Hagë se …