Ethem Çeku: Filozofia politike e UÇK-së – nga mentaliteti i robit te vetëdija e lirisë”

Profesor Ethem Çeku ka publikuar një shkrim analitik me titull “Filozofia politike e UÇK-së, dhe rrënimi i mentalitetit të robit”, ku ka trajtuar zhvillimin historik të çështjes shqiptare dhe kulmimin e saj me veprimtarinë çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas Çekut, historia e kombit shqiptar është një rrugëtim i gjatë nëpër pushtime dhe ideologji shtypëse, ku gjenerata të tëra kanë luftuar për mbijetesë dhe dinjitet. Ai thekson se pas vitit 1912, çështja kombëtare shqiptare mbeti e ndarë mes aspiratës për bashkim të plotë dhe kompromisit me pushtuesit, duke krijuar një mendësi politike të gjymtuar. Në këtë kontekst, Çeku përmend se kryengritjet e viteve 1910–1912, veprimtaria e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, qëndresa e Shaban Polluzhës më 1945 dhe demonstratat e 1968 e 1981 ishin gurë kilometrikë në rrëzimin e mentalitetit të nënshtrimit. Kulmi, sipas tij, u arrit me UÇK-në, e cila artikuloi për herë të parë një filozofi të plotë politike të çlirimit. Sipas Çekut, UÇK-ja e shndërroi shqiptarin nga objekt i historisë në subjekt aktiv, duke i dhënë Kosovës legjitimitet moral dhe politik, të njohur edhe nga bota demokratike. Në përmbyllje, Çeku thekson se filozofia politike e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, e finalizuar me UÇK-në, mbetet udhërrëfyes për brezat e ardhshëm:
“Çlirimi nuk është vetëm kategori politike, por mbi të gjitha një kategori morale e filozofike, që e kthen kombin në rrjedhën e pandalshme të qytetërimit perëndimor.”

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati kritikon Kurtin: Në Hagë po gjykohet Kosova, jo individët

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka kritikuar ashpër kryeministrin …