Dean Pineles: Dëshmia e Rubinit sfidon narrativën e prokurorisë ndaj Thaçit dhe UÇK-së

Dëshmia e ish-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, në Hagë mund të ketë peshë të veçantë në procesin kundër Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së, vlerëson ish-gjyqtari amerikan i EULEX-it, Dean Pineles. Sipas tij, Rubin e ka njohur nga afër Thaçin që nga Rambujeja dhe periudha e demilitarizimit të UÇK-së, duke e përshkruar si “fytyrën e UÇK-së”, por pa autoritet vendimmarrës. Kjo dëshmi, sipas Pineles, minon teorinë e prokurorisë se Thaçi dhe të tjerët ishin në majën e një hierarkie të rreptë, që udhëhiqte një “ndërmarrje kriminale të përbashkët”. Ai thekson se gjykata do të duhet ta trajtojë me kujdes këtë rrëfim, pasi ai sfidon vetë boshtin mbi të cilin mbështetet aktakuza. Pineles ka vlerësuar gjithashtu sjelljen e Thaçit në vitin 2020, kur pas shpalljes së aktakuzës dha dorëheqje dhe u dorëzua vullnetarisht. “Ky ishte një veprim i drejtë, kur ai mund të kishte bërë të kundërtën”, tha ai, duke sugjeruar se kjo duhet të peshojë edhe në çështjen e paraburgimit. Ndërkohë, ai paralajmëron se një vendim fajësie do të shfrytëzohet politikisht nga Serbia për të zhvendosur përgjegjësinë historike te UÇK-ja. Kjo do të ishte, sipas tij, “një goditje e rëndë për Kosovën”.

Kontrolloni gjithashtu

John Duncan në Hagë: Kadri Veseli ishte një nga njerëzit me funksion të lartë të zbulimit

Ish-këshilltari i gjeneralit Wesley Clark, britaniku John Stewart Duncan, ka dëshmuar sot sërish para gjykates …