Presidentja e Kosovës në tavolinë me Djuricin – arsyetim i panevojshëm pas ftesës amerikane

Në vend se të theksonte pjesëmarrjen e saj në një tryezë të nivelit të lartë të administratës amerikane, presidentja e Kosovës u detyrua të dalë një ditë më vonë me arsyetime se pse kishte marrë pjesë aty, vetëm pse në të njëjtën tavolinë ndodhej kryediplomati serb, Marko Djuric. Ftesa për takimin “US-Western Balkans Roundtable” ishte bërë nga emra të rëndësishëm të administratës amerikane: Richard Grenell, këshilltar special presidencial, Scott Bessent, Sekretari i Thesarit të SHBA-së, dhe John Jovanovich, president i Bankës EXIM. Në takim ishin ftuar të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Kroacia, të cilat edhe morën pjesë. Në vend që Presidenca ta shihte këtë si një shans për ta paraqitur Kosovën si partner të barabartë në tryezën amerikane, këshilltari për media, Bekim Kupina, doli të shpjegonte se “Presidentja ka arritur aty në pjesën e dytë të takimit për shkak të takimeve të tjera bilaterale” dhe se nuk kishte diskutime politike, por vetëm prezantime për mundësitë ekonomike të vendeve. Kjo qasje e Presidencës shihet si mungesë guximi politik dhe diplomatik. Në vend që të shfrytëzohej prania në një tryezë me përfaqësuesit më të lartë amerikanë për të afirmuar pozitën e Kosovës, Presidenca e reduktoi pjesëmarrjen në një arsyetim të kotë, duke e relativizuar edhe vetë vlerën e ftesës.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

Balotazhi për kryetarë të komunave mbahet më 9 nëntor

Partitë politike po vazhdojnë fushatën për zgjedhjet lokale, teksa kanë mbetur edhe pak më shumë …