leoni

Serbia nën dyshim për shkelje ajrore me dronë – KFOR mohon, Kosova kërkon vigjilencë

Pretendimet e institucioneve të sigurisë në Kosovë për futjen e dronëve nga territori i Serbisë në hapësirën ajrore të vendit, kanë nxitur reagime të reja mbi kërcënimet e vazhdueshme që vijnë nga veriu. Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, konfirmoi se kohëve të fundit janë regjistruar fluturime të dyshimta në pjesën veriore, duke ngritur shqetësime se ato mund të jenë nisur nga Serbia. Megjithatë, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha për Radion Evropa e Lirë se nuk ka vërejtur hyrje të dronëve që mund të cenojnë sigurinë e vendit, duke theksuar se hapësira ajrore monitorohet rregullisht përmes të gjitha kapaciteteve të disponueshme. Deklaratat kontradiktore nënvizojnë tensionin e ndërtuar rreth kufirit verior, ku Serbia, edhe pas agresionit të armatosur në Banjskë në shtator të vitit 2023, vazhdon të shihet si kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës. Ndërkohë që Beogradi nuk ka dhënë asnjë koment, autoritetet kosovare kërkojnë bashkërendim më të ngushtë me KFOR-in për të shmangur provokimet dhe për të mbrojtur qytetarët nga rreziku i përsëritur i destabilizimit. Ky episod, ndonëse i mohuar nga KFOR-i, shton hijen e dyshimit mbi Serbinë, e cila për vite me radhë ka përdorur taktika provokuese për të sfiduar sovranitetin e Kosovës. Evropaelire.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

Balotazhi për kryetarë të komunave mbahet më 9 nëntor

Partitë politike po vazhdojnë fushatën për zgjedhjet lokale, teksa kanë mbetur edhe pak më shumë …