Ish-ushtari i UCK-së, Hamdi Zejnullahu i jep fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Besinanën pasditen e së premtes. Një burrë është gjetur i vdekur në rrethana të dyshimta në fshatin Përpellac.  Burimet e sigurta bëjnë të ditur se viktima është ish-ushtari i luftës, Hamdi Zejnullahu, 61 vjeç. Trupi i tij u gjet pranë varrezave të familjes, në pozitë gjysmë të shtrirë, me një plagë të dukshme në kokë, ndërsa në mes të këmbëve ishte arma e zjarrit, që dyshohet se u përdor në aktin fatal. Me dhembje e pikëllim të thellë, familja njofton se Hamdi Zejnullahu ka ndërruar jetë më 26 shtator 2025. Ceremonia e varrimit do të mbahet të dielën, më 28 shtator, në ora 14:00, në varrezat e fshatit Përpellac. Në njoftimin mortor thuhet se miqtë, të afërmit dhe bashkëluftëtarët ftohen të marrin pjesë në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të të ndjerit, për ta nderuar jetën dhe veprën e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …