Kandidati për kryetar të Maqedonisë, Bujar Osmani, ka prezantuar platformën prej 10 pikave për zgjedhjet e 24 prillit

Bujar Osmani: Mickoski është albanofob, Çairin do ta shndërroj në oazë bashkëjetese

Kandidati për Komunën e Çairit nga radhët e AKI-së, Bujar Osmani, ka akuzuar kryeministrin aktual të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, për albanofobi dhe përjashtim të shqiptarëve nga institucionet shtetërore. Duke komentuar deklaratat e Mickoskit për “zhdukjen e BDI-së nga skena politike”, Osmani tha se qëndrimet e tij dëshmojnë urrejtje ndaj shqiptarëve. “Ai i urren shqiptarët. Në kabinetin e tij nuk ka asnjë shqiptar, kur udhëton jashtë nuk merr asnjë shqiptar, anulon balancuesin sepse nuk do të shohë shqiptarë në institucione, anulon gjuhën shqipe sepse i pengon”, deklaroi Osmani. Sipas tij, kjo urrejtje e Mickoskit projektohet edhe te qytetarët e vendit, duke rrezikuar bashkëjetesën multietnike që është shtyllë e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut. Osmani u zotua se nuk do të lejojë që këto përçarje të prekin Çairin, duke premtuar se do ta shndërrojë komunën në një oazë të bashkëjetesës dhe respektit ndëretnik. “Unë do të krijoj fond për përfaqësim të drejtë për të gjitha komunitetet dhe departament për mbrojtjen e gjuhëve zyrtare, përfshirë boshnjaken, turken e pse jo edhe romen. Do ta ruajmë Marrëveshjen e Ohrit deri sa ajo të shtrihet në gjithë territorin”, tha Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Arben Gashi: O konstituohet Kuvendi, o shkojmë në zgjedhje të reja

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për …